Studentet e një universiteti gjerman do të bëhen pjesë e një eventi që i nxit të mësojnë aktin e masturbimit. Gjithcka është organizuar nga vetë studentët që kërkojnë të mësojnë femrat rreth këtij veprimi seksual.
“Aty ka një pjesë teorike dhe praktike, në të cilën do testohen teknika të ndryshme nga të gjithë pjesëmarrësit”, ka njoftuar media gjermane Welt.
Seminari do mbahet në kuadër të “Javës së Veprimit të Komitetit të Studentëve të Përgjithshëm’ dhe tema është: Shoqëria. Qëllimi. Gjinia. Gjithcka është bërë me një buxhet prej 250 euro.
Nga faqja e organizatorëve në Facebook, thuhet se shërben për të mësuar femrat rreth këtij veprimi që konsiderohet normal dhe proces i jetës. Ka patur dhe polemika ku shumë janë shprehur se është një akt që nuk duhet nxitur për tu bërë nga asnjë person.