Policia greke ka publikuar identitetin dhe fotot e dy autorëve të dyshuar të grabitjes së një 88-vjeçari rreth një muaj më parë në Glyfada, një zonë në periferi të Athinës.
Ata janë një shqiptar dhe një grek, Kristo Gorgo 28 vjeç lindur në Shqipëri dhe Antonakopoulo Aristotle 18 vjeç lindur në Athinë.
Ngjarja ka ndodhur në 26 mars, ku autorët hynë në oborrin e banesës së të moshuarit për ti grabitur, por ky i fundit qëlloi ndaj autorëve, ku njëri prej tyre u plagos.