Janne Andersson ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk bënë pjesë në planet e tij për Kupën e Botës.
Trajneri i kombëtares së Suedisë, tha se nuk ka vend në kombëtare për futbollistin e LA Galaxy, pavarësisht se Ibrahimovic ka shprehur dëshirën të luajë në Botëror.
“Ibra u largua nga nga ekipi kombëtar pas kampionatit evropian, një vendim që unë e respektoj. Nëse vendos të largohet nga skuadra, nuk mendoj se duhet të kthehet. Sidoqoftë, ai nuk më thirri, por nuk është i përfshirë në planet e mia për Kupën e Botës”,-tha Andersson për “Kicker”.