Xhelozia…sipas shenjave të horoskopit

Kur flitet për lidhjet, padyshim flitet edhe për xhelozinë. Madje thuhet se ku ka xhelozi, ka dashuri. Por, duket se disa shenja e teprojnë.

Horoskopi zbulon marrëdhënien që ka secila shenjë me xhelozinë:

Dashi

Partnerët në shenjën Dash kanë nevojë të ndihen gjithmonë se po drejtojnë, shpeshherë janë të pasigurt dhe kjo bën që të priren për të qenë xhelozë. Kur janë xhelozë, është një si një lojë gjigande për partnerin tjetër. Prisni drama në skenë. Shpesh lërini ata të drejtojnë lidhjen, kjo do i bënte mirë të ndiheshin të sigurt e mos kontrollonin celularin tuaj.

Demi

Shumë besnikë, një Dem nuk do të tradhtonte asnjëherë partnerin, ata presin të njëjtën gjë edhe nga të tjerët. Nëse fillojnë të dyshojnë, do të investigojnë deri në momentin e fundit. Gjëja e mirë për Demin është se janë shumë racionalë, dhe kjo ndodh rrallë. Ajo që i bën ata të ndihen të sigurt dhe që i mban gjatë në një lidhje është ndarja e të njëjtit besim, principe dhe vlera financiare. Mos e bëj asnjëherë një Dem xheloz! Loja do ndryshonte rrjedhë…

Binjakët

Kur vjen puna tek lidhjet, Binjakët kanë prirjen që të tradhtojnë ose të mendojnë se partneri i tradhton. Kjo vë në pikëpyetje shumë gjëra. Do t’ju lënë të dini nëse janë xhelozë, kështu që do të kaloni shumë kohë në debate xhelozie. Mos i bërtisni kur fillojnë të mohojnë gjithçka. Është pjesë e natyrës së tyre. Mund të jetë një rreth vicioz por lërini gjërat të rrjedhin pa i komplikuar.

Gaforrja

Shumë naivë. Janë të fundit që e mësojnë nëse po tradhtohen pasi dashuria shpesh ju zë sytë. Nëse janë xhelozë, loja mbaroi. Asgjë nuk mund ti bëjë që t’ju falin pasi kjo nuk është mënyra si ata i bëjnë gjërat. Ashtu si shenjat e ujit Akrepi dhe Peshqit, janë shumë posesivë por nuk e shprehin, më së shumti do ju thonë se gjithçka mbaroi pa arsye.

Luani

Mos i kushtoni dikujt tjetër shumë rëndësi përpara një Luani, atyre ju pëlqen shumë të jenë në qendër të vëmendjes. Nuk është mirë kur janë xhelozë, shpesh do të thoni gjëra që nuk dëshirojnë vërtet t’i thonë. Gjëja e mirë për Luanët është se e vlerësojnë pavarësinë në një lidhje, lërini hapësirë dhe bëjini të kuptojnë se për ju janë qendra e botës. Ndonjëherë bën mirë të ndryshosh rrjedhën e lojës për ta.

Virgjëresha

Virgjëresha në dukje është një shenjë që e di se çfarë zgjedh. Në një lidhje kërkon besnikëri dhe respekt si prioritet prandaj nuk i pëlqejnë skenat e xhelozisë. Bën mirë të mësoni që në fillim të lidhjes se do të keni të bëni me rregulla, por do të jenë rregulla që ju pëlqen ti zbatoni shpesh. Një Virgjëreshë do të jetë përgjithmonë pjesë e jetës tuaj.

Peshorja

Do të jenë xhelozë në mënyrë sekrete pasi janë shumë të pasigurt në vetvete dhe dëshirojnë të pëlqehen nga të tjerët. Gjithsesi, ata do të shmangin konfliktet sepse nuk dëshirojnë t’ju humbasin. Ajo që do të bëni është të rrisni vetëbesimin e një Peshoreje dhe shpesh ta surprizoni që të kuptohet se çdo gjë është në rregull. Mos u përpiq të jesh i drejtpërdrejtë, më mirë lërini gjërat të ndodhin në fshehtësi.

Akrepi

Nuk do ta ndjeni helmin e një Akrepi, por diheni se nga shenjat e ujit është ajo që ka më shumë xhelozi. Duke marrë parasysh karakterin konkurrues të një Akrepi, ata do të dëshirojnë shpesh të mbizotërojnë në një lidhje. Ana e mirë e tyre? Nëse ke një të dashur Akrep, do e kesh përgjithmonë nëse i lë të kuptojnë se janë numri një për ty. Xhelozia do të jetë gjithmonë pjesë e lojës tuaj.

Shigjetari

Xheloz? Një Shigjetar? Asnjëherë! Ata nuk do e pranonin kurrë këtë, sepse sapo e pranojnë se janë xhelozë gjithçka përfundon në lidhje. Mund të jetë stresuese kur nuk e shprehin xhelozinë por kjo është më e mira që mund të ndodhë në një lidhje me një Shigjetar. Lërini të jenë posesivë dhe mos ndërhyni për të zbutur mënyrën e tyre të jetesës. Shigjetari e vlerëson shumë pavarësinë në një lidhje.

Bricjapi

Të bësh një Bricjap të hapë ndjenjat që ka për ty është më keq se të bisedosh më murin. Asnjëherë nuk e dish nëse janë xhelozë, dhe kjo gjë ndodh shumë rrallë. Nuk e pëlqejnë xhelozinë por e marrin si diçka kalimtare, kur ndërtoni diçka të fortë me një Bricjap ajo do të qëndrojë për shumë kohë nëse nuk ka xhelozi të përfshirë. Për të folur për këtë temë? Harrojeni.

Ujori

Duken një natyrë shumë e butë, por sapo bëhen xhelozë do të manipulonin partnerin e tyre që t’ju tregonte çdo gjë. Fatmirësisht, nuk hakmerren dhe nuk preferojnë të zgjasin debate që për ta janë të kota. Kujdes me bisedat pasi janë shenjë sensitive dhe mund të lëndohen shumë shpejt. Një tradhti në lidhje do të bënte që të zhdukej përgjithmonë nga ju. Natyrë posesive.

 Peshqit

Janë shenja më pak xheloze nga shenjat e ujit, sepse nëse janë xhelozë ja hedhin fajin vetes. Nëse ai rri me atë, ky është faji im se nuk kam dhënë më të mirën nga vetja. Nuk ka rëndësi sa e vërtetë është, dëshirojnë vëmendje dhe ju do jua jepni këtë vëmendje herët apo vonë. Lërini të qetë në mënyrë që të mos ndihen keq, e meritojnë vëmendjen tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *