Burrë e grua janë qëlluar nga grabitësit ndërsa ndodheshin në dyqanin e tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku ka humbur jetën 52-vjeçari Agim Buci, pasi u qëllua me armë nga grabitësit. E plagosur rëndë është gruaja e tij Merita Buci, 44 vjeçe.
Mësohet se 52-vjeçari ka mbërritur i vdekur, ndërsa gruaja ndodhet në sallën e operacionit. Ajo ka marrë plumba në këmbën e djathtë.