Një punonjë i policisë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit të tij.
Inspektori i policisë K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, u vetëvra brenda ambienteve të komisariatit të Fierit. Ende nuk duhen shkaqet që e çuan punonjësin e policisë të ndërmerrte një akt të tillë.
Njoftimi i policisë
Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.