Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 23-vjeçar është gjetur i vdekur në dhomën e tij në orët e para të mëngjesit.
Kanë qenë familjarët ato që e kanë gjetur të pajetë të riun me iniciale R.T.
Dyshohet se 23-vjeçari ka pësuar atak kardiak, por gjithsesi policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 24.04.2018, rreth orës 04:10 në rrugën “Xhanfize Keko”, në banesën e tij, është gjetur i vdekur nga familjarët në dhomën e tij, shtetasi R.T., 23 vjeç. Paraprakisht dyshohet për atak kardiak. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.