VIDEO/ Stresi tregon të vërtetën e arrestimit: Arrestim qesharak, ja çfarë më tha prokurorja

Para pak ditësh Stresi u shoqërua për në polici pasi në lokalin ku ai po qëndronte me miqtë e tij, u gjetën disa doza kokainë.

Lajmi për arrestimin e reperit të njohur bëri bujë në nëpër media dhe rrjete sociale. Pas lirimit nga burgu, Stresi ishte i ftuar në emisonin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.

Reperi tregoi për të vërtetën e arrestimit dhe çfarë kishte ndodhur natën që e kishin shoqëruar në rajon.

“Nuk më shpjeguan fare për çfarë jam aty. Pas 12 orësh më morën deklarim, por unë refuzova. Ishte arrestim qesharak dhe prokurorja e gatshme tha çfarë më vini me kështu lloj arrestimesh. Le të pinë çunat cfarë të duan.”

Ai tha se u mbajt në Policinë e Tiranës 72 orë pa asnjë motiv.

“Ishte momenti sa hyra në lokal policia rastisi në aksion, kishte 4 orë që vëzhgonte aty. Ka prapavijë politike. Faktikisht të gjithë policët që ishin aty u sollën shumë mirë. Nuk ke çfarë i bën, ata kanë punën e vet. Më mbajtën 72 orë në paraburgimin e Drejtorisë së Policisë. Unë as e kuptova për çfarë u arrestova”-deklaroi Stresi.

/O

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *