Moska është përfshirë nga një stuhi e fuqishme e cila ka rrëzuar pemë, ka thyer makina si dhe ka prekur kontenierë të mëdhenj.
Mediat e huaja raportojnë se bilanci i situatës së rëndë është: dy persona të vdekur, ku njëra është një vajzë e vogël, si dhe 17 persona të plagosur.
“Mjekët nuk mundën të shpëtonin një vajzë që ishte në gjendje kritike. Unë shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit e saj”, shkroi në reagimin e tij kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin.
Ndërsa një burrë vdiq pasi u godit nga një objekt në periferi të Moskës, raportoi Interfax duke cituar burimet e gjendura në shërbimin shëndetësor të Moskës.
Shërbimi shëndetësor i kryeqytetit rus konfirmoi se 17 vetë janë plagosur nga stuhia, dhe një fëmijë tre muajsh gjendej midis të plagosurve.
Më parë, Ministria e Emergjencave kishte paralajmëruar për këtë stuhi të frikshme.