Ndryshimi në statut/ Rikthehet Jozefina Topallin si anëtare e Këshillit Kombëtar

Ish-Kryetarët e Kuvendit të Partisë Demokratike do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar. Burime nga PD bëjnë të ditur se pro këtij propozimi të Edith harxhit dhe Edvin Kullurit ka qenë edhe kreu demokrat Lulzim Basha.

Në këtë mënyrë duket se i është hapur rruga ish-Kryeparlamentares Jozefina Topalli që të jetë pjesë e forumit më të lartë vendimmarrës të PD-së mes dy Kuvendeve Kombëtare.  Referuar propozimit, Topalli do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar votimit.

Edhe më parë në statutin e PD-së ka qenë e sanksionuar që ish-Kryeministrat, ish-Kryetarët e partisë, ish-Presidentët dhe ish-Kryeparlamentarët që i përkasin kësaj force politike, ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar, pa iu nënshtruar votimi

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here