Mediat argjentinase: Messi rrezikon të humbasë Botërorin rus

Botërori i Rusisë është më pak se 2 larg dhe duke parë shqetësimet e fundit që Lionel Messi ka patur mediat argjentinase ngrenë dyshime për gjendjen fizike që ‘pleshti’ do të ketë në vazhdim.

Shqetësimet e para kanë nisur më 14 mars në ndeshjen për 1/8 të finaleve të Champions League kundër Chelsea, kur ‘pleshti’ shfaqi probleme në rrëzë të kofshës. E njëjta gjë u përsërit 4 ditë më vonë në ndeshjen me Atletiko Bilbao. “Që nga ajo kohë ka ngadalësuar hapat dhe duket sikur ka bërë anestezi, pasi nuk ka shkëlqim dhe lëvizje shpërthyese në lojën e tij”, shkruan La Nacion.

Provat pa shkëlqim të Champions League kundër Romës kanë reflektuar edhe më shumë lodhjen e tij. Në fakt në muajin e fundit Messi është parë më shumë në pankinë, madje në ndeshjet miqësore me Italinë e Spanjën ai nuk zbriti në fushë. “Nuk është mirë, është në limite”, shkruan një burim pranë futbollistit, duke rritur edhe më shumë ankthin te tifozët.

Problemet që po shfaq Messi, të njëjtat që e kanë penguar të luajë edhe më parë, duhen trajtuar me shumë kujdes, sepse “pleshti” nuk është më dhe aq i ri dhe nga Botërori na ndajnë vetëm 2 muaj. Nënvlerësimi i problemeve të shfaqura mund të shkaktojnë tërheqje të gradës më të rëndë që do të bënin të pamundur aktivizimin e tij në Botëror.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *