Ylli i televizioneve amerikane Kim Karadashian ka treguar se i pëlqejnë shumë shqiptarët. Grimieri i saj Mario Dedivanovic është shqiptar dhe ata bashkëpunojnë prej 10 vitesh.
Kim gjithashtu ka treguar se kënga e Era Istrefit ‘Bon Bon’ ishte një nga më të preferuarat e saj. Së fundmi ka treguar edhe simpatinë mbi këngëtaren shqiptare Bebe Rexha. Në një foto Bebes, e publikuar nga grimieri Mario, Kim ka shkruajtur “E mrekullueshme”.
Ky koment e ka bërë shumë të lumtur këngëtaren e cila me anë të një postimi në InstaStory shkruan: ‘Kur Kim të thotë që je e mrekullueshme.”