VIDEO/ “Rrofsh për pemët, kulla tu bëfshin”, Veliaj pritet me protesta nga studentët e Inxhinjerisë së Ndërtimit

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjatë montimit të korinikës së radhës për aktivitetin e mbjelljes së pemëve, është pritur me protesta nga studentët e Inxhinjerisë së Ndërtimit.

Në pankaretat që studentët mbanin në dorë shkruhej “Rrofsh për pëmët, kulla tu bëfshin”, ndërsa lali Eri u është përgjigjur me ironi duke u shprehur “do bëjmë pallate se nuk jetoni në pemë”.

Teksa lali Eri monton kronika në çdo cep të kryeqytetit, Tirana është kthyer në një kantierë ndërtimi. Kujtojmë që Veliaj në vitin 2015, në kohën kur garonte për Bashkinë e Tiranë premtoi se do i jepte fund ndërtimeve pa kriter. Por, pas 3 viteve shikojmë një tjetër panoramë nga ajo që u premtua.

Në këtë rast lind pyetja, sa mund ti besojmë këtij njeriu?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here