Të qeshur dhe duarshtrënguar pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, Edi Rama e ka nisur ditën, duke postuar një foto të veçantë, ku ka fiksuar një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.
Numri një i Qeverisë ka zgjedhur të postojë një foto me miken e madhe të shqiptarëve Mogherini, për t’u uruar “Mirëmëngjesi” ndjekësve të tij në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i plotë
MIRËMËNGJES dhe me këtë moment duarshtrëngimi me një mike të madhe të Shqipërisë e shqiptarëve, e cila zbriti mbrëmë në vendin tonë menjëherë pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë