ROMË/ Shqiptari hidhet nga tarraca e pallatit, policët e kapin në ajër!

Policët italianë kanë shpëtuar në çastin e fundit një të ri shqiptar që u hodh nga tarraca e një pallati në Romë. 26-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga tarraca e pallatit pesëkatësh në rrugën Lorenzo il Magnifico, zona Porta Pia, shkruan SYRI.net.

I riu, ndoshta për shkak të problemeve psiqike, nga të cilat vuan, hipi në tarracë, mbylli derën duke lënë çelësin në bravë për të mos lejuar të tjerët që ta hapnin, dhe u ngjit në cepin e bordurës, duke qëndruan thuajse pezull në skaj të saj.

Kalimtarët njoftuan policinë e cila mbërriti në vendngjarje, ashtu si dhe zjarrfikësit. Policët hipën në tarracë duke u kacavjerrur nga ballkonet dhe tentuan të bisedonin me djalin, por ai kërcënoi se do të hidhej po t’i afroheshin më tepër.

Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, policët iu afruan, por shqiptari i vuri re dhe u hodh. Për fatin e tij të mirë policët arritën ta kapnin nga këmbët dhe e ngritën me shumë mundim, pasi edhe i varur në ajër 26-vjeçari u përpoq t’u shpëtonte nga duart për ta rënë përtokë, bën të ditur SYRI.net.

Tashmë ai gjendet në poliklinikën Umberto I, ku i është nënshtruar trajtimit të detyruar shëndetësor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *