Mogherini bën bashkë Haradinajn dhe Kryeministren e Serbisë në Shkup

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, janë takuar në Shkup. Takimi mes tyre dhe gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor është bërë me ftesë të i përfaqësues së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Frederia Mogherini.

Tashmë ka filluar takimi i Përfaqësues së Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Frederia Mogherini me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Avni Arifi, shef i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë ka postuar në Facebook një video nga tryeza e takimit.

Ky takim po mbahet në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të diskutohet për raportet në mes vendeve të rajonit.

Takimi po zhvillohet në Shkup.

Ndërkohë, Përfaqësuesja e lartë e BE-së, vizitoi sot Shqipërinë, një ditë pasi Komisioni Evropian rekomandoi për Tiranën hapjen e negociatave për anëtarësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *