Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka vlerësuar maksimalisht, rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërisë. Basha deklaroi para medias sapo u kthye nga Berlini se pse opozita kërkon hapjen e negociatave: “ Sepse sa më shumë të avancojë procesi i integrimit europian, aq më shumë presion do të ketë mbi qeverinë për përmbushjen e prioriteteve; do të thotë se do të ketë më shumë sy e veshë mbi qeverinë, më shumë kritikë, shumë e më shumë përkushtim nga BE për të mos ndërmarrë hapa arbitrarë siç përjashtimi i 30 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike apo për moskapjen e zgjedhjeve. Pra, do të kemi më shumë vëmendje dhe më shumë instrumenta sot kur Edi Rama ka kapur segmente kryesore të vendit.”