VIDEO/Minjtë brejtën themelet e ndërtesës, banesa trekatëshe shembet në pak sekonda

Minjtë kanë shembur një shtëpi 3 katëshe pasi u strehuan në themelet e saj për shumë vite.

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur ndërtesa në pak sekonda shembet në afërsi të tempullit Mankameshwar në Agra, India veriore.

Minjtë kanë brenjtur themelet e shtëpisë duke ndërtuar strehë për vetë. Ata kanë dobësuar themelet e shtëpisë, dëmtuan tubacionet e kanalizimeve, rrugët dhe infrastrukturat e tjera.

Për fat të mirë pronari i shtëpisë dhe 8 anëtarët e tjerë të familjes arritën që të largoheshin në kohë për shkak se e dinin që ndërtesa ishte e pasigurtë.

Pak orë më vonë ajo u rrëzuar duke u kthyer në pluhur.

Kacheri Ghat është një nga lokalitetet e shumta në qytetin historik të Agra të cilat janë prekur nga pushtimi i brejtësve.

“Themeli i shtëpisë ishte zbrazur tërësisht,”-tha këshilltari i Peepal Mandi Ravi Mathur për The Times of India. “Sudhir Kumar Verma, pronari i shtëpisë, jetonte këtu me tetë anëtarë të tjerë të familjes. Ai u përpoq që të gjente zgjidhe për të hequr qafe minjtë por nuk ishte i sukseshëm.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *