VIDEO/ Basha kërkon mbështetje për hapjen e negociatave në Bundestagun gjerman

April 17, 20180
30716708_1853298751387964_4431533550772158464_o-1.jpg?fit=1200%2C583

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar në një takim me Komisionin për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman votën pro hapjes së negociatave të integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas tij një vendim i tillë do të shtojë kontrollin ndaj qeverisë si dhe do të japë rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Basha: Në seancën dëgjimore të komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman. Shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi. Detyrë e vështirë të bindim këtë komision për hapjen e negociatave, proces i cili do të jetë një mjet shtesë dhe presioni për të rritur luftën kundër krimit, drogës, korrupsioni dhe për të mundësuar zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi, të pakapur politikisht.