Tragjedia/ Nëna merr vajzën në punë, e gjen të mbytur në pishinën e hotelit

April 17, 20180
greqii-770x419.jpg?fit=770%2C419

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi, ku vogëlushja 4 vjeç është mbytur në pishinën e hotelit ku punonte nëna e saj.

Mediat greke shkruajë se ngjarja ka ndodhur  paraditen e së hënës, ku nëna kishte marrë Katerinën e vogël me vete, tek hoteli, pasi nuk kishte ku ta linte. Ajo gjendej në bodrum duke hekurosur rrobat, ndërkohë që vogëlushja gjendej pranë saj.

Por, vetëm për pak minuta ajo e humbi nga sytë të bijën. Menjëherë nisi ta kërkonte, por fatkeqësisht kur e pa, vogëlushja gjendej e mbytur në pishinë.

Menjëherë thirrën urgjencën por mjekët nuk mund të bënin asgjë për të shpëtuar vogëlushen.

Trupi i pajetë i saj do të transferohet në një spital në Athinë ose në Syros, për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *