Rusia vendos “të ardhmen” e Sirisë: Inspektorët do të lejohen në Douma

Rusia bëri të ditur se inspektorët e armëve kimike do të lejohen në zomën e sulmit të pretenduar në Douma të Sirisë.

Tani, qyteti i Doumas kontrollohet nga qeveria siriane dhe ushtria ruse.

Në një hark kohor prej disa orësh, dy bomba të mbushura me kimikate pretendohet të jenë lëshuar mbi Douma, ndërkohë që burime mjekësore vendase flasin për trupa të gjetur me gojë të mbushur me shkumë, lëkurë të çngjyrosur dhe djegie të korneas së syrit.

Zyrtarë amerikanë thonë se është arritur të merren kampione gjaku dhe urinë nga viktimat, të cilat rezultuan pozitivë: pra, sipas tyre realisht ka patur përdorim të gazit nervor dhe të klorit.

Ndërkohë, inspektorët pritet të mbërrijnë në vendngjarje 11 ditë pas sulmit, pra me 18 prill. Ata pritet të mbledhin dhe të marrin kampione të tjera, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e substancës së përdorur. Por, eksperti amerikan pranë këtij grupi shprehu shqetësimin se Rusia, që e ka vizituar vendin përpara tyre, ka ndërhyrë për të penguar kështu hetimin.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov e hodhi poshtë një pretendim të tillë.

Orët e para të së martës ndërkohë, media shtetërore siriane njoftoi se mbrojtja ajrore e vendit iu përgjigj një sulmi me raketa mbi qytetin perëndimor të Homsit. Raketat, sipas medias shtetërore siriane, shenjëstruan bazën ajrore të Shayrat, por ende nuk dihet se kush i ka lëshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *