“Policia ndan trofetë me hajdutët në Lushnjë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një rast vjedhjeje në Lushnje. Sipas Berishës i cili i referohet një mesazhi të dërguar nga qytetari digjital gjatë natës në fshatrat e Lushnjes janë vjedhur bagëti.

Vetëm në fshatin Bubullimë janë vjedhur 14 lopë.

“Policia ndan trofetë me hajdutët e bagëtive dhe fermerët detyrohen të bëjnë vetë rojen e natës”, akuzon banori.

Postimi i plotë:

Ne Lushnje rendi ne duar te hajduteve qe bashkepunojne me çunat e krimit! Fermeri dixhital denoncon: -Vjedhjet masive gjate nates ne fshatrat e Lushnjes. -Vetem ne fshatin Bubullime jane vjedhur 14 lope! -Policia sipas banoreve bashkjeton dhe ndan trofete e vjedhjeve me hajdutet -Fermeret detyrohen te bejne roje vet naten ne fshat! Lexoni mesazhin e fermerit dixhital. sb “persh zoti berisha..ne shum raste nuk te kam besuar kur beje denoncime per policin e shtetit por tani e kam kuptuar qe paske pasur te drejt.. jam 1 banor i fshatit bubullime lushnje pernat po na vijn hajdutet per te vjedhur edhe kur policia eshte ne qarkullim ne fshat nuk e kuptoj sesi e marin guximin per te vjedhur ose policia ka gisht me hajdutin dhe i marin bashk me hajdutet..po rrim gjith naten zgjuar po i ruajm vet pasi nuk kemi me besim tek policia.deri tani ne njesin administrative bubullime jan vjedhur 14 lope te cilet fshataret tek ato i kan syte se mbajn familjen me buke.duhet ber dicka pasi po na rjepin te garantoj qe hajdutet jan me shum se 10 veta eshte grup i madh. anonim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *