Nis vettingu për prokuroren e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore me prokuroren e Prokurorisë së Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani.

Trupa gjyqësore e komisionit përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa dhe Pamela Qirko.

Prokurorja e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani, është edhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, mes 19 kandidatëve të tjerë.

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, sipas parashikimeve ligjore, do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët: 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *