Këshilltarët e Kukësit njoftojnë tubim mbar popullor, shkak 11 të burgosurit

Këshilltarët në Bashkinë e Kukësit gjatë mbledhjes së sotme kanë vendosur që të organizojnë një tubim mbar popullor në datën 19 prill 2018, në orën 11 të sheshi para gjykatës në Kukës.

Me anë të një njoftimi këshilltarët deklarojnë se protesta do të zhvillohet në mbështetje të vëllezërve  të tyre, të arrestuar në mënyrë të paligjshme në protestën e 31 marsit 2018.

Pas protestës së zhvilluar nga qytetarët e Kukësit, kundër vendosjes së tarifës 5 euro për të kaluar në Rrugën e Kombit, policia arrestoj 23 persona, me akuzën se kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë.

11 prej të arrestuarve nga 23 gjithsej u lanë në arrest me burg, ndërsa për të tjerët gjykata vendosi arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *