Kalimtarët në panik, makina e parkuar përfshihet nga flakët në mes të Elbasanit

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik tek kalimtarët.

Mësohet se në makinë tip “Range Rover” me targë AA 102 TR, e cila ndodhej e parkuar në bulevardin “Aqif Pasha”, u përfshi nga flakët për shkaqe që ende nuk dihen.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë rrethuar zonën.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe shkaqeve të zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *