I kërkuar prej kohësh prej Interpolit, bie në prangat e policisë “kosovari i rrezikshëm”.

Policia Kufitare në Morikë ka arrestuar një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllimin ekstradimin e tij në shtetin Austriak.

Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e shtetasit kovosar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht;

-Adriatik Shala, 30 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K. Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri.

Autoritetet e Drejtësisë Linz, Austri, me vendim Nr. 1St 25/15h, datë 16.03.2018, kanë lëshuar urdhërin e kërkim ndërkombëtar ndaj shtetasit Adriatik Shala, për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Kërcënim i rrezikshëm”, parashikuar nga 127, 129, dhe 105 të Kodit Penal Austriak.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *