FOTO/ Shpërndanin drogë në shkollat e Tiranës, arrestohen tre persona

April 17, 20180
0e044f04-0960-4045-a109-86225dff7ed5.jpg?fit=1024%2C768

Policia e Tiranë ka arrestuar tre persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave të kryeqytetit.

Të arrestuarit janë identifikuar si Gentian Kurti 25 vjeç, Marko Bano 19 vjeç,  Xhulio Koprencka, 23 vjeç, që të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit blutë e Tiranës sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza me lendë narkotike Cannabis Sattiva dhe një peshore elektronike. Kryesisht tre të arrestuari veprimtarin e tyre e ushtronin pranë shkollave 9 vjeçare në zonën e “21 Dhjetorit”.

Mbi tre të rinjt rëndon akuza “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkepunim”.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër grup që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Sekuestrohen doza me lendë narkotike “Cannabis Sattiva”

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcat Speciale Shqiponja në vijim të punës për parandalimin  dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike  në doza, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative arrestuan  në flagrancë shtetasin:

– Gentian Kurti 25 vjeç,  banues në Tiranë.

– Marko Bano 19 vjeç, banues në Tiranë .

– Xhulio Koprencka, 23 vjeç  banues në Tiranë.

Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative,  ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kryenin aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të  dyshuar “Cannabis Sattiva” kryesisht pranë shkollave 9 vjeçare në zonën e “21 Dhjetorit”,

Shtetasit Bruno Kurti,  në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Babe Rexha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale  10 cope qesesh farmaceutike me bimë të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa” gati për hedhje në treg

Gjithashtu në banesën ku keta shtetas  kishin marrë me qira janë konstatuar shtetasit Marko Bano, Xhulio Koprencka të cilët merrëshin me pergatitjen e  kësaj lënde narkotike të cilën e ndanin në doza , ku iu është gjetur dhe sekuestrua në cilësine e provës material dhe  801 gram bimë e dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa “si dhe një peshore elektronike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkepunim” të parashikuar nga neni   283/2  të  Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *