Ermal Mamaqi thumbon Alketa Vejsiun, por pendohet dhe e fshin

Je shembull për të gjithë baballarët që na ndjekin”. Kjo shprehje e Alketa Vejsiut drejtuar kantautorit Pirro Çako, i cili ishte një prej të ftuarve në emisionin e djeshëm në Kurthin e “Piter Pan” ka nxitur Ermal Mamaqin për të thumbuar moderatoren.

Duke postuar një foto në Instagram një foto ku shfaqej Alketa dhe Pirro se sapo dëgjoi Ami komplimentin që Alketa i bëri Pirros e fiku televizorin dhe nuk e la më të shikonte.

“TV Klan – Alketa i thotë Pirro Çakos në emision: Je shembull për të gjithë baballarët që na ndjekin. Pirro, i divorcuar dhe ka 10 vjet që pi kafe te blloku vetëm me goca të reja. Sa tha këtë Alketa, ma fiku Ami televizorin. Dhe nuk më lë të shoh më kështu emisionesh. Pirro Çako të dua”, – shkruante Ermali.

Mirëpo, duket se ai është penduar dhe menjëherë e ka fshirë postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *