Çfarë i ndau dy motrat Vorpsi? Rrëfimi i Ornelës: Nuk më intereson më kur…

April 17, 20180
ornela-vorpsi3.jpg?fit=980%2C724

Ornela Vorpsi, piktorja dhe shkrimtarja e njohur deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” se nuk ka më marrëdhënie me motrën e saj Laurën.

Ish zëdhënësja e Partisë Demokratike që mbajti për një periudhë kohe edhe postin e drejtuesit të Departamentit të Integrimit në këtë forcë politike, prej disa kohësh është parë rrallë në media.

Por vëmendja te ajo u rikthye pikërisht nga pyetja e Fevziut mbrëmë teksa e ka pyetur Ornelen per motren e saj me te vogel.

“Për momentin i kam prerë raportet me motrën time sepse kemi etika të ndryshime, dëshira të ndryshme dhe ndjej që nuk kemi se çfarë të ndajmë me njëra-tjetrën. Unë kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë, kur nuk e kam, nuk më intereson më njeriu. Jo, nuk kam më raporte”, u shpreh Ornela.

Por çfarë ka ndodhur mes tyre prej vitit 2015 deri më sot?

Gjatë një interviste për “ABC Neës”, të asaj periudhe Laura shprehej se kalonte shumë kohë me mbesën pasi është shumë e lidhur me të. Madje, për të pasur një komunikim sa më të mirë bashkë në gjuhën frënge, ajo paralelisht ndoqi një kurs për përvetësimin e kësaj gjuhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *