Abazaj është i Anderlehtit: Erdha në një klub të madh

Sulmuesi i Luftëtarit, Kristal Abazaj është prezantuar në ditën e sotme te Anderlehti. Kontrata e futbollistit me klubin belg është për 3 vite, ndërsa tashmë çdo gjë është zyrtare. Futbollisti do të bashkohet me klubin belg menjëherë pas fundit të sezonit.

Në prezantimin me klubin e ri, Abazaj është shprehur: “Anderlehti është një nga emrat më të mëdha të futbollit europian dhe është i njohur edhe në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e kësaj skuadre dhe do të jap maksimumin në këtë ekip”, ka thënë Abazaj.

‘Flet’ klubi belg

Kristal Abazaj mund të quhet tashmë lojtari më i ri i Anderlehtit, pasi gjatë ditës së sotme ka firmosur dhe është prezantuar në klubin belg. Pas nivelit të lartë të treguar në kampionatin shqiptar, duke qenë një lojtar që bënte lehtësisht diferencën, Anderlehti i ka besuar një vend në skuadër futbollistit shqiptar. Gjatë prezantimit, drejtori sportiv i gjigantëve belg, Luc Devroe është shprehur:

“Kristal Abazaj është një nga talentet më të mirë që ka në Shqipëri. Ne jemi shumë të kënaqur që kemi nënshkruar me një futbollist të tillë premtues, i cili do të tregojë potencialin e tij në klubin tonë”, ka thënë Devroe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *