Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaron se në Elbasan janë dy tre grupe kriminale që njihen shumë mirë dhe po punohen për t’i dokumentaur në mënyrë që shumë shpejt të vihen para ligjit.
“Do ua nxijmë jetën” tha Xhafaj duke io referuar jo vetëm këtyre dy grupeve kriminale të identifikuara në Elbasan por dhe grupeve të tjera kriminale që veprojnë në Shqipëri.
Ministri ndodhet në forimin e sigurisë publike
Fatmir Xhafaj: Brenda pak muajve kemi arritur të skedojmë të gjithë grupet kriminale që veprojnë në territorin e Shqipërisë apo ushtrojnë veprimtari jashtë vendit.
Jo vetëm i kemi evidentuar por në bashkëpunim dhe në drejtimin e prokurove të rretheve dhe krimeve të rënda kemi mudnt të godasim një pjesë të rëndësishme
Janë 3-4 muaj dhe kemi goditur 7 grupe kriminale me 100 persona të arrestuar , drejtues apo anëtarë të grupeve krimianle
Besojmë fort dhe jemi shumë të përkushtur policia e shtetit për ti ndëshkuar dhe vendosur përpara ligjit.
Kemi këtu dy tre grupe kriminale që i njohim shumë mirë po punojmë për to për ti dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt mund ti vëmë para përgjegjësisë penale