Një person është arrestuar këtë të hënë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim për akuzën: heqje e paligjshme e lirisë.
Gj.Q. 30 vjeç, banues në Yzberish (Tiranë) u vu në pranga, ndërsa u bë shpallja në kërkim policor e vëllezërve J.N. dhe Xh.N., të dy banues në Durrës.
Sipas policisë, këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetin në pronësi të 30-vjeçarit tashmë të arrestuar, e kanë marrë pa dëshirë në mjet K.P., 33 vjeç, banues në Durrës.
Arsyeja, sipas të njëjtave burime, dyshohet se ishte një borxh i pakthyer që K.P., banues në Durrës, i ka dy vëllezërve, tashmë në kërkim policor.