Turqit heqin flamurin grek nga ishulli, paralajmërim Greqisë: Mos harroni…

Tensione te tjera mes Turqise dhe Greqise. Roja bregdetare turke ka hequr një flamur grek që ishte vendosur ne ishullun në Detin Egje, jashtë brigjeve të qytetit turistik turk Didim, tha sot kryeministri turk Binali Yildirim.

“Ne ishim të informuar për veprime të caktuara nga fqinjët tanë, Greqia, të cilat vazhdimisht po rrisin tensionet në Egje,” tha Yildirim, sipas Kathimerini. “Në mënyrë të veçantë shohim incidente të ngjashme me atë të Imisë”, tha ai.

Duke folur në një panel në Stamboll, Yildirim tha se Greqia kohët e fundit ka shkelur ishujt në Egje dhe ka tentuar të mbajë një flamur mbi një prej tyre, ne Didim, raportoi njoftoi Daily Sabah i Turqisë.

“Skuadrat tona të rojes bregdetare kryenin ndërhyrjen e nevojshme dhe e hoqën flamurin”, theksoi Yildirim.

Yildirim këshilloi Greqinë për të shmangur provokimin dhe tensionet në kuadrin e marrëdhënieve fqinjësore.

“Ne veçanërisht presim që ata të kujtojne se nuk do të heqim dorë nga të drejtat e sovranitetit të vendit tonë”, u citua Yildirim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here