Tronditet Bayern Munich; Arturo Vidal, në sallën e operacionit

Arturo Vidal, ylli kilian i Bayern Munich, duhet të kalojë nëpër sallën e operacionit në orët e ardhshme. Pasi braktisi trajnimin, të dielën e kaluar, testet mjekësore kanë konfirmuar se ka një lëndim të vogël në gju. Arturo Vidal do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël, duke mos ditur në këtë moment kohën që do të jetë jashtë fushave të blerta dhe nëse do ta humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve (2017-2018) kundër Real Madridit.

Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munich, konfirmoi të hënën, në një konferencë shtypi: “Artruo Vidal ka një dëmtim në gju. Ai do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël. Arturo është një luftëtar, besoj se do të shërohet mirë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here