Statuti i PD, Patozi: Nuk ka garanci për shkeljen e tij…

April 16, 20180
patozi-basha-2.jpg?fit=960%2C540

Ish-deputeti i PD Astrit Patozi i ftuar në Neës24, u shpreh se kreu i PD Lulzim Basha është në një pikë kritike të karrierës së tij.

Sipas tij, anëtarët e PD nuk mund të presin Bashën 3 vjet për të zbatuar statutin e partisë pasi gjatë këtyre viteve ai do ta shkatërrojë edhe më keq PD.

Paztozi shprehet se te ndryshimi i statutit nuk ka asgjë të  re, duke shtuar se sanksionet ndaj atyre që kishin një mendim alternativ ishin më të forta se ato që kanë aktualisht.

“Ajo që pashë në statut ishin disa koncepte bazë që i kanë të gjitha statutet e botës, dhe s’kishte asgjë të re, për të mos thënë që kishte një moment kur sanksionet ndaj atyre që kishin një mendim alternativ ishin më të forta se ato që kanë aktualisht.

Atë statut e konsideroj kalcifikim të pengmarrjes së PD, po përdoret si artificë për të krijuar iluzionin se PD po bën një përpjekje reflekutese pas një peiudhe të gjatë regresi, tentohet t’i serviret një psedoreflektim që nuk po ndodh.

Si zgjidhet kush është garancia që nëse ky statut shkelet si i pari, se ne kemi një stautt shumë të mirë, por askush se pengoi ztoin Basha të kishte zgjidhje personale, marreveshje dhe liste personale.

Edhe ky statut te ishte me i miri, sikur të ishte më i miri do ishte të prisje 3 vjet Bashën për ta zbatuar, sprova do ishte a do e zbatojë pas 3 vjetësh pa asnjë garanci. Anëtarëve të PD se kanë me kaq nge sa të presin edhe 3 vjet Bashën që ta katranosi edhe më keq PD”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *