Shqiptarët përplasen me italianët. 5 të plagosur, 1 rëndë

April 16, 20180
BURG.jpg?fit=726%2C400

Pesë të burgosur u plagosën në një konflikt te eger mes të burgosurve shqiptarë dhe italianë në burgun e Sant’Angelo dei Lombardi.

Mediat italiane bejne me dije se nuk ka ende detaje se cfare u be shkak i sherrit te madh, por theksohet se nje nga te burgosur eshte ne gjendje kritike per jeten.

Ndërhyrja në kohë e personelit të policisë së burgut shmangte më të keqen. “Kërkojmë nga Departamenti i Administrimit të Burgjeve – thotë Ciro Auricchio, sekretar rajonal- për të marrë masa urgjente të natyrës disiplinore dhe penale, kundër atyre që janë përgjegjës për atë që ka ndodhur. Falënderimet – përfundon Auricchio – shkojne tek kolegët qe ndërhynë, të cilët i kanë shmangur pasojat më të këqija.

Për fat të mirë, por edhe në sajë të profesionalizmit të tyre, asnjë agjent nuk u plagos gjatë luftës.