Sërish drejt altarit, Richard Gere do martohet me të dashurën 33 vite më të re

April 16, 20180
Richard_Gere_and_Alejandra_Silva.jpg?fit=1200%2C763

Ylli i Hollywood Richard Gere po planifikon të martohet me të dashurën e tij spanjolle Alejandra Silva muajin e ardhshëm.

Aktori i famshëm i ‘Pretty Woman është në një lidhje me 35-vjeçaren prej 3 vitesh.

Raportohet se çifti do të martohet në Washington më 5 maj.

Kjo do të jetë martesa e tretë për ikonën e Hollywood, i cili u martua me supermodelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri në 1995 dhe modelen Carey Lowell nga viti 2002 deri në vitin 2016.

Ai ka një djalë 17-vjeçar me Lowell, Homer.

Ndërsa për Alejandrën kjo do të jetë martesa e dytë. Ajo ka qenë e martuar me Govind Friedland, djali i manjatit të minierave amerikane  Robert Friedland.

Ajo ishte më mes të divorcit me Friedland kur u takua me 68 vjeçarin.

Tashethemet mbi fejesën e tyre u nxitën në dhjetor kur Silva u pa me një unazë me diamant të madh.

Të dy Gere dhe e dashura e tij kanë gjetur një bazë të përbashkët duke qenë aktivistë të të drejtave të njeriut.