Rrëmbehet dhe vritet gazetarja në El Salvador

April 16, 20180
Karla-Lisseth-Turcios.jpg?fit=730%2C487

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në El Salvador, ku është rrëmbyer dhe vrarë një gazetare. Zyrtarët e policisë thanë se trupi i gazetares së vrarë Karla Lisseth Turcios, është gjetur mbrëmë afër një autostrade, në afërsi të San Salvadorit.

“Daily Mail” shkruan se Turcios ka punuar si gazetare në revistën “El Economista”, që botohet nga shtëpia mediatike La Prensa Grafica. Siç raportojnë mediat, 33-vjeçarja u rrëmbye të shtunën, teksa ndodhej e vetme në shtëpi. Bashkëshorti dhe i biri i saj pas kthimit nga shëtitja kanë denoncuar zhdukjen.

Peshkopi, Jose Luis Escobar Alas, deklaroi se vrasje e gazetares Turcios paraqet sulm barbar mbi tërë shoqërinë. Ndërkohë vazhdojnë hetimet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *