Protestat, Paloka: Rama nuk do të jetë asnjë ditë i qetë

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka, duke paralajmëruar se protestat e qytetarëve dhe të opozitës do të vazhdojnë, theksoi  se Edi C nga protestat e qytetarëve.

Sipas tij shumë shpejt do të vijë dhe dita e protestës masive e cila do të shënojë dhe ditën e fundit të qeverisë Rama.

“Protesta ka përditë dhe do vazhdojë përditë. Kam ndarë porosi edhe në mbledhjen e grupit sot, që ky kryeministër të mos jetë i qetë në asnjë vend, kudo ku të shkojë, do ta ketë opozitën dhe qytetarët aty.  Do vijë edhe dita e masivizimit, por ajo do jetë dita e fundit e kësaj qeverie. Ajo që ndodhi në Kukës ishte revoltë dhe jo protestë e thjeshtë.  Dhe revolta të asaj përmase nuk janë të përditshme.

Por protesta është e përditshme në Shqipëri nga opozita, qytetarët, studentë, të rinj, biznesi i vogël, nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Një ditë pas asaj të Kukësit, pati një revoltë në Ballsh”, tha Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *