Partia Demokratike ka publikuar një video, ku shikohet qartë arrestimi i qytetarëve të kukësit gjatë natës të cilët protestuan kundër taksës së “Rrugës së kombit”.
Video është bërë publike nga deputeti i PD Edi Paloka, i cili shprehet se kjo është prova e qartë se arrestimi i protestuesve është në kundërshtim me ligjin, por prokuroria ka falsifikuar flet arrestet.
Kjo video është bërë publike nga Edi Paloka, i cili tha se qytetarët janë rrëmbyer gjatë natës.
“Sot kemi disa prova që tregojnë se qytetarët e Kukësit janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin enë mes të natës. asnjë shtet nuk mund ta bëj këtë rrëmbim, por dhe prokuroria ka falsifikuar flet arrestet”, tha Paloka.