Conchita Wurst ka deklaruar se prej vitesh është e diagnostikuar me HIV, teksa pranoi se një ish-partner e kërcënoi se do e bënte publik këtë informacion.
Fituesja e Eurovision në 2014-ën zgjodhi Instagramin për të ndarë këtë informacionin me fansat, duke u zotuar se “nuk do t’i japë askujt të drejtën për të më frikësuar dhe për të ndikuar në jetën time në të ardhmen”.
Conchita shtoi se trajtimi i rregullt e kishte ‘shtypur’ virusin deri në masën sa nuk mund të zbulohej më në gjakun e saj.
“Unë shpresoj t’ju jap të tjerëve guxim dhe të ndërmarr një hap tjetër kundër njerëzve që, nëpërmjet sjelljes së tyre ose të të tjerëve, janë infektuar me HIV”.