Prej vitesh e diagnostikuar me HIV, Conchita e pranon publikisht

Conchita Wurst ka deklaruar se prej vitesh është e diagnostikuar me HIV, teksa pranoi se një ish-partner e kërcënoi se do e bënte publik këtë informacion.

Fituesja e Eurovision në 2014-ën zgjodhi Instagramin për të ndarë këtë informacionin me fansat, duke u zotuar se “nuk do t’i japë askujt të drejtën për të më frikësuar dhe për të ndikuar në jetën time në të ardhmen”.

Conchita shtoi se trajtimi i rregullt e kishte ‘shtypur’ virusin deri në masën sa nuk mund të zbulohej më në gjakun e saj.

“Unë shpresoj  t’ju jap të tjerëve guxim dhe të ndërmarr një hap tjetër kundër njerëzve që, nëpërmjet sjelljes së tyre ose të të tjerëve, janë infektuar me HIV”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *