Plagosje me armë në Vlorë, ja detajet e para të ngjarjes

April 16, 20180
policia_vlore.jpg?fit=634%2C460

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nentori”, pranë shkollës së naftës, ku sipas policisë i plagosur ka mbetur shtetasi Arif Gerbi.

53 vjeçari mësohet se është qëlluar me një plumb në këmbë nga një person që ende nuk është identifikuar prej bluve.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit.