Nga vjen dëshira e papërmbajtshme për çokollatë kur jemi të stresuar?

Përse jemi të prirur drejt çokollatës dhe ëmbëlsirave kur jemi rë stresuar. Një ekip hulumtuesish japonezë kanë identifikuar neuronet përgjegjëse, duke ofruar shpresë për të çuar përpara kërkimet për njerëzit me mbipeshë, shkruan Health,com

Shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Shkencave Fizikologjike, të vendosura në Prefekturën e Aikës, zbuluan se kur minjtë u aktivizuan me neurone të njohura për të reaguar ndaj stresit, dëshira e tyre për karbohidrate u shtua.

Minjtë në fjalë konsumuan 3 herë më shumë racione me sheqer sesa në kushte normale, duke reduktuar përgjysmë konsumimin e yndyrnave.

Studimi i pulikuar në revistën amerikane “Cell Reports”,është i pari që demostron rolin e trurit në preferencat për karbohidratet ose yndyrnat, thotë Yasuhiko Minokoshi, i cili udhëhoqi hulumtimin.

“Një pjesë e madhe e njerëzve që konsumojë shumë çokollata kur janë të stresuar kanë tendencë të mendojnë se është faji i tyre, sepse nuk mund t’i kontrollojnë impulse,”- tha ai. “Por në të vërtetë kjo vjen për shkak të neuroneve.”

Megjithatë, studiuesi paralajmëroi se do të duhet kohë për të nxjerrë të dhëna konkrete.

“Paralizimi i këtyre neuroneve mund të ketë efekte anësore,”- paralajmëroi Minokoshi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *