Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që Rusia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe të mos e përdorë veton e saj për anëtarësim në OKB. Thaçi këto komente i ka bërë pas takimit me Kryeministrin bullgar Boyko Borissov, i cili po qëndron në Prishtinë, në cilësinë e kryesuesit të BE-së, raporton Express.
Thaçi është pyetur nga gazetarët bullgarë nëse Kosova do t’i bashkohet BE-së dhe SHBA-së për sanksione ndaj Rusisë.
“Kosova është pjesë e qëndrimit të BE-së dhe SHBA-së . Natyrisht se ne duam dhe punojmë që Rusia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Njohja e Kosovës nga Rusia do të ishte ndihmë edhe për Serbinë. Neve nuk ka pengon raporti Serbi –Rusi. Ne duam të kemi raporte normale me Rusinë. Nuk jemi armik i asnjë shteti në botë …” ka thënë Thaçi.