Ministri i Jashtëm slloven: Pesimist që do hapen negociatat me Shqipërinë

Çështja nëse Komisioni Europian do të rekomandojë të martën hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë është ende e hapur, tha sot në Luksemburg, ministri i Jashtëm slloven Karl Erjavec.

Ai theksoi se ishte e vështirë të parashikohej se çfarë do të ndodhte, por shtoi se ishte pesimist se asnjë vend nuk do të merrte një rekomandim.

Komisioni Europian do të publikojë nesër Raport-Progresin për vendet e Ballkanit Perëndimor ku pritet të përcaktojë çeljen e negociatave.

Mediat kanë paralajmëruar se Komisioni do të propozojë hapjen e negociatave, por duke kushtëzuar në rastin e Shqipërisë me rezultatet e procesit të vettingut dhe rezultatet në reformën në drejtësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *