Kotzias ka një mesazh nga Luksemburgu për Tiranën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur në Luksemburg, një ditë para se Komisioni Europian të prezantojë zyrtarisht progres-raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini vlerësoi se është në interesin e BE-së dhe të shteteve anëtare, të rritin bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor.

Përveç situatës në Siri dhe programit bërthamor të Iranit, mësohet se ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së kanë diskutuar mbi Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kuadër, kreu i diplomacisë greke ka informuar homologët e tij lidhur me negociatat mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit të emrit, si dhe për bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku një nga çështjet më sensitive është ajo e kufirit detar.

Liderët e shtetit fqinj ta kuptojnë se nuk mund të negociohet përmes intervistave dhe deklaratave publike, tha Nikos Kotzias pas Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

“Sqarova se ku janë bisedimet tona me Shqipërinë dhe me Maqedoninë. Gjithashtu theksova nevojën që liderët të kuptojnë se nuk mund të kenë bisedime përmes intervistave dhe deklaratave të vazhdueshme publike. Se duhet të tregojnë seriozitet dhe ta pranojnë një metodë e cila do të na çojë drejt zgjidhjes”, tha Kotzias.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here