Pas ndeshjes me Uellsin, tashmë të konfirmuar për t’u luajtur në datë 20 nëntor, skuadra kombëtare do të luajë një tjetër sfidë miqësore, në datën 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.
Përballë do të jetë përfaqësuesja e Jordanisë, e cila vjen në Shqipëri për tu ndeshur me ekipin e drejtuar nga Kristian Panuçi.
Federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe zyrtarizojnë zhvillimin e ndeshjes SHQIPËRI-JORDANI.
Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të UEFA NATIONS LEAGUE, si dhe dy ballafaqimet miqësore.