Këngëtarja shqiptare merr dhuratë nga kryeministri i Rusisë

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ndodhet në Rusi, pasi është pjesë e shfaqjes “Katedralja e Parisit” që luhet në Pallatin e Kremlinit.

Me rolin kryesor të Esmeraldës, këngëtarja ka shëtitur në vende të ndryshme për këtë shfaqje.

Ndërkohë Elhaida është ndjerë e nderuar nga kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev, i cili pas shfaqjes i ka dhuruar një buqetë lulesh.

“E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti  Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!”, ka shkruar Elhaida në postimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *