Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi grabiti pronarin e një lokali të njohur në Itali.
Grabova Theodhori së bashku me një hajdut tjetër e kishin pritur pronarin italian afër shtëpisë së tij dhe nën kërcënimin e armës i morën 800 euro.
Çfarë ndodhi?
Shtetasi italian po kthehej në shtëpi pas mbylljes së lokalit pak pas mesnatës së të premtes në Via Loreto Gallinara në Modica Alta.
Kur ai po bëhej gati për të hapur derën e shtëpisë Theodhori së bashku me një grabitës tjetër i dolën përpara me maska dhe të armatosur me armë e thika.
Ata ishin fshehur në afërsi të shtëpisë së tij dhe për disa kohë kishin studiuar se në çfarë oraresh mbërrinte.
Me thikën në fyt dhe nën kërcënimin e armëve, pronari i lokalit u detyrua që ti dorëzonte paratë që kishte në xhep.
Hajdutët i morën shumën prej 800 eurosh dhe u larguan në rrugicat e Corso Vittorio Emanuele, të mbuluara nga errësia e natës dhe rrugët e braktisura.
Italiani menjëherë kishte njoftuar policinë.
Ai kishte dhënë disa elementë përshkrues për të identifikuar hajdutët duke treguar se kishin theks shqiptar.
Policia arriti të identifikojë Grabova Theodhorin pasi prej kohësh kishte qenë prej kohësh në vëmendjen e policisë.
Policia po punon për identifikimin e grabitësit të dytë.